109 vjet nga lindja e Nenes Tereze ne Shkup

Ne kete dite, ne vitin 1910 ne Shkup eshte lindur humanitarja me e madhe e shekullit te kaluar, Nene Tereza. E lindur ne nje familje shqiptare – katolike nga prinderit Kole dhe Drana Bojaxhiu, Nene Tereza i kalon 18 vitet e para te jetes se saj ne Shkup, ndersa pjesen tjeter te jetes e kalon ne Indi. Ne jeten e saj fiton me shume se 600 cmime prej cilave me i rendesishem eshte Cmimi Nobel per paqe te cilin e fiton ne Oslo ne vitin 1979. Vdes ne moshen 87 vjecare ne vitin 1997 ne Indi. Ne vitin 1999 fillon faza dioqeze per procesin e beatifikimit dhe kanonizimit te saj. Ne vitin 2003 Nene Tereza shpallet e Lume dhe ne vitin 2016 shpallet e Shenjte.