Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore në kuadër të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut u takuan me z. Arian Asllanaj, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij takimi u diskutua për aktivitetet që do të organizohen si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit përmes së cilës do të mundësohet shkëmbimi i ekspertëve dhe profesionistëve në procesin e vlerësimit të trashëgimisë kulturore si dhe vlerësim të projekteve, organizimi i konferencave, tryezave dhe çështje të tjera me interes për trashëgiminë kulturore. Përfaqësuesit e KKTK-së vizituan edhe Muzeun Arkeologjik në Shkup, ku u pritën nga drejtorja znj.Slavica Babamova. Mëpastaj vizita e KKTK u përmbyll me vizitën e Shtëpia përkujtimore Nënë Tereza, ku takuan drejtorin e Muzeut z. Naser Curri. Në këtë takim u shkëmbyen idetë për projekte të mëtutjeshme dhe vizita të ndërsjellta të përfaqësuesve nga të dyja institucionеt. Në të gjitha takimet të pranishëm ishin edhe z. Afet Jashari dhe z. Gordan Nikolov, këshilltarë të Ministres së Kulturës.