“Dy trëndafilat e Jezusit”

IN Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup, në bashkëpunim me Asociacionin Les Amis de la Cathedrale de Lisieux, më 07.06.2022 në Katedralen Shën Pjetri në Lizje – në Francë, kishim hapjen solemne të ekspozitës ndërkombëtare “Dy trëndafilat e Jezusit”. Ekspozita përbëhet prej 18 panove në të cilat është treguar rrugëtimi i jetës së Nënës Terezë, si dhe lidhja e saj me Shën Terezën prej Lizjes e cila është patrone e Nënës Terezë. Në hapjen e ekspozitës interpretim të tij pati kryetari i qytetit të Lizjes z. Sebastien Leclerc, i cili në vitin 2012 si kryetar i atëhershëm i Livoros, kishte nënshkruar konventë për bashkëpunim ndërkombëtarë me Berovën. Si respektues i traditës dhe kulturës sonë, ai i theksoi përshtypjet e tija personale nga vizita e Berovën dhe vuni në dukje ngjajshmëritë të cilat i kanë këto dy regjione dhe aq më shumë për shkak të kësaj lidhjeje nuk e fshehte kënaqësinë për të qenë mysafir i nderuar në hapjen solemne të ekspozitës.Promotor (përurues) nderi i ekspozitës ishte ambasadorja e RMV – së në Francë, znj. Jadranka Çaushevska – Dimov, e cila shkurtimisht sqaroi lidhjen mes Shkupit dhe Lizjes, e cila është krijuar nga të dyja shenjtoret.Në këtë eveniment, të pranishmëve iu drejtua edhe përfaqësuesi i katedrales, ati Lestjen, kryetarja e asociacionit znj. Mari Katrin Mariot, drejtori i Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë – Shkup, z. Naser Curri dhe komisari i ekspozitës Cvetanka Vuçkovska – Mitovska.Në përbërje të ekspozitës kishte edhe një koktej modest, ku u promovuan prodhime karakteristike nga të dy regjionet.Me këtë rast, drejtori z. Naser Curri përuruesëve të ekspozitës u dhuroi dhurata dhe libra të cilat janë prodhime të Shtëpisë përkujtimore, me çka u bë edhe promovimi i muzeut, si i vetmi i tillë në botë, i cili i është kushtuar Nënës Terezë.Në hapjen solemne të ekspozitës ishin prezent edhe Jeremi Patrier – Leitus, drejtor për komunikime të projektit për rinovimin e katedrales Noter Dam (Notre Dame), Corine Lecourt zv. kryetare e kryetarit të qytetit dhe rektori i Bazilikës Shën Tereza prej Lizjes, ati Olivie Rufre.Ekspozita është e pregatitur prej cicerpneve të IN Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup, në bashkëpunim me Amis de la Cathedrale de Lisieux dhe Phenix Fenetres – Francë, dhe e njëjta financiarisht është mbështetur nga ana e Ministrisë për kulturë, në kuadër të programit vjetorë për vitin 2022.Ekspozita do jetë e hapur për vizitorët deri më 17.06.2022.