Nënë Tereza – shenjtore nga Shkupi, shenjtore e botës

Ekspozita „Nënë Tereza – shenjtore nga Shkupi, shenjtore e botës“  është kushtuar jetës dhe veprës së humanistes së madhe Nënë Terezës. Ekspozita paraqit 21 kolazh fotografish dhe tekstesh, ku përshkruhej qyteti i vjeter i Shkupit-vendlindja e Nënës Terezë, fëmijëria dhe rinia e Gonxhës, kalimi i Gonxhës në motrën Terezë, cmimet më të rëndësishme, vizitat e saj në Shkupvdekja e saj, beatifikimi dhe kanonizimi. Një nga kolazhet është poema “Falje” e shkruar nga Nënë Tereza në udhëtimin e saj nga Irlanda në Indi. Më parë kjo ekspozitë është shfaqur në Itali, Poloni, Japoni, Slloveni, si dhe në disa qytete të vendit dhe në ambientet e IN Shtëpia memoriale e Nënë Terezës. Ekspozita do të hapet në Qendrën Kulturore “Tosho Arsov” në Vinicë më 10 dhjetor 2019 në orën 13 dhe mund të vizitohet deri në fund të vitit.