NËNË TEREZA

LUMTURIMI DHE KANONIZIMI

Pas luftës disavjeçare me sëmundjen e zemrës dhe të mushkërive të bardha, Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeçare. Në shenjë mirënjohjeje, qeveria indiane, më 13 shtator organizon një funeral me nderimet më të larta shtetërore.

Dy vjet pas vdekjes së saj, Papa Gjon Pali II fillon fazën e dioqezës së procesit të lumturimit (beatifikimit) dhe kanonizimit të Nënë Terezës.

Më 19 tetor 2003, Papa Gjon Pali II shpalli Nënë Terezën të Bekuar.

Më 17 dhjetor 2015 Papa Françesku miraton mrekullinë e dytë që kërkohet që Nënë Tereza të shpallet shenjtore.

Nëna Terezë do të kanonizohet më 4 shtator 2016, një ditë para përvjetorit të vdekjes së saj (5 shtator 1997).

Света миса по повод канонизацијата на Мајка Тереза на плоштадот „Свети Петар“ во Ватикан
Папата Фрањо: Мајка Тереза светица за сиромашните и волонтерите