NËNË TEREZA

MISIONARE TË BAMIRËSISË

Më 12 prill 1948, me dekret të Papës Piu XII mori leje për të filluar misionin e saj në mesin e më të varfërve në rrugët e Kalkutës.

Më 7 tetor, 1950 Misioni i Motrave të Dashurisë në atë kohë dymbëdhjetë anëtarëshe, zyrtarisht themelohet si Dioqeza e Kongregatës. Në vitin 1965, me dekretin e Papës Pali VI, urdhri u vendos direkt nën juridiksionin e papës. Në këtë mënyrë, misioni mund të përhapet përtej kufijve të Indisë.

Më 25 mars 1963 themeloi rendin burrëror Vëllezërit e dashurisë.

Sot, ka më shumë se 5.000 Misionarë aktivë të dashurisë në më shumë se 137 vende në mbarë botën.