Promovim i librit „Letrat e Gonxhe Bojaxhiut“

Sot në hapësirat e IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë u bë promovimi i librit “Letrat e Gonxhe Bojaxhiut” të autorit Anton Nikë Berisha në bashkëpunim me Institutin për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Në promovimin morën pjesë më shumë të ftuar, mes të cilëve edhe ambasadori i R. së Kosovës, një përfaqësues nga ambasada e R. Shqipërisë, ministri përgjegjës për diasporën, Xhemail Çupi, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe drejtori i Agjencionit për Aplikimin e Gjuhës, Ylber Sela.

Pas promovimit, drejtori i ftoi të pranishmit në një koktej modest të organizuar nga institucioni.

????????????????????????????????????