Promovimi i autobiografive dhe monografive për personalitete të famshme botërore

02.01.2016

Promovimi i autobiografive dhe monografive për personat me famë botërore, sport, jetesë e shëndetshme dhe të ushqyerit, punimet për betejat dhe luftërat më të famshme në histori dhe veprat e arkitekturës dhe dizajnit si pjesë e projektit të ri të Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në promovim folën kryeministri Nikola Gruevski, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, prof. Dr. Dimitar Mirçev dhe Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Vujica Zhivkoviç. Sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, në lidhje me letërsinë autobiografike projekti ofron mundësinë për lexuesit maqedonas për tu njohur për afër me jetën dhe veprën e personaliteteve shumë të rëndësishme, të cilët me qëndrimin e tyre, veprimin dhe arritjet mbetën të gdhendur përgjithmonë në kujtesën globale. 10 librat e parë në lidhje me jetën dhe veprën e Benxhamin Franklinit, Mocartit, Titos, Bonapartës, Hrushovit, Pjetri i Madh, Stiv Xhobs, Madeline Olbrajt, Milelangjelos dhe Marie Kirit. Sipas ministres së Kulturës Elizabeta Kaneçeska-Milevska promovohen tre tituj nga seria “Betejat e famshme dhe luftërat në historinë botërore”, të cilat janë me rëndësi të madhe, jo vetëm për historianët, por edhe për vëzhguesit kulturorë dhe të gjithë ndjekësit e zhvillimeve globale gjeopolitike.