“Nënë Tereza – Tregime të mrekullueshme” nga Leo Masbourg
“Nënë Tereza – Tregime të mrekullueshme
Leo Masbourg
„Nënë Tereza – Tregime të mrekullueshme “- libër nga atë Leo Msbourg, mik dhe shoqërues shpirtërorë e humaniste së madhe në misionet e saj në mbarë botën, botuar në gjuhën maqedonase dhe shqipe në Shtëpinë Përkujtimore” Nënë Tereza” – Shkup.
Jeta e Nënë Terezës tingëllon si një legjendë. Një vajzë shqiptare që në moshën 18 vjeçe u bashkua me urdhrin e motrave irlandez për të shkuar si misionare në Indi u bë një “Engjëll i të Varfërve”. Jo vetëm të krishterët, por edhe myslimanët, hindut dhe ateistët respektojnë këtë grua të palodhshme, e cila mori Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979. Nga geto e metropolit indian Kalkuta, përhapja e mesazhit të dashurisë së krishterë te fqinjët e vet anembanë botës.
Leo Masbourg ose “Atë Leo”, siç e quajti Nënë Tereza, ka qenë këshilltar dhe prift i saj, shoqërues i udhëtimit, përkthyes personal i Nënë Terezës prej vitesh.
Pikërisht në 100 vjetorin e lindjes së saj “Atë Leo” na tregon historitë e mrekullueshme dhe të bukura që përmbajnë mrekulli të vogla dhe të mëdha, të cilat ai përjetoi pranë Nënë Terezës. Këtu tregohet një grua plot humor dhe shpirt të pasur, e mençur dhe gjithmonë e gatshme për punë, një person që na sjell mesazhin e shpresës në kohën tonë.
Për autorin: Leo Masburg ka lindur në 1948 në Graz, Austri. Ai studioi drejtësi, shkenca politike, teologjinë, drejtësinë e kishës dhe shkencën e misionarit në Insbruk, Oksford dhe Romë. Në vitin 1982, në Fatima u shugurua si prift. Për vite me radhë, ai shoqëroi “Engjëllin e të Varfërve” në Indi, Romë dhe në udhëtime të shumta midis Moskës dhe Nju Jorkut. Nënë Tereza e kishte në dispozicion si prift dhe shok shpirtëror, por edhe si përcjellës të posaçëm për disa misione të rrezikshme në Bashkimin Sovjetik komunist ose në Kubë te Fidel Kastro. Pas vdekjes së saj, Leo Masburg ishte në ekipin për shpalljen e Nënë Terezës të bekuar. Që nga viti 2005 ai është drejtor i “Misionit Papnor në Austri”.
Çmimi: 480 denarë
Botues: IN „Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës“
Viti i botimit: 2010
Kopertina: Kopertina të trasha
Numri i faqeve: 240
Gjuha e origjinalit: Gjermanisht
Gjuha: Gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe
Përkthyesi: Meri Angeleska
Dimensione: 22х15,5 cm