Për muzeun

HISTORIKU

Dëshira që t`i bëhet homazh qytetares më të famshme të Shkupit dhe fituese e vetme e Çmimit Nobel nga Maqedonia, ka rezultuar në realizimin e idesë gjatë kohë të dëshiruar për ndërtimin e shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës. Me këtë rast, më 9 maj të vitit 2008, u vendos gurthemeli i shtëpisë përkujtimore. Pas vetëm nëntë muajsh, u ndërtua një objekt i dedikuar gruas më humane në botë. Shtëpia përkujtimore, për vizitorët u hap zyrtarisht më 30 janar 2009.

Vendndodhja e objektit nuk është zgjidhur rastësisht. Në të vërtetë, në këtë vend, deri para tërmetit të vitit 1963 ishte vendosur Kisha Katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit”, në të cilën Nënë Tereza, atëbotë Gonxhe Bojaxhiu ishte pagëzuar vetëm një ditë pas lindjes së saj.

Që nga hapja në vitin 2009 deri më sot, shtëpia përkujtimore është vizituar nga 80.000 deri në 100.000 vizitorë në vit, ndër të cilët ishin edhe shumë krerë shtetesh, ministra, ambasadorë, personalitete të kishës, mbesa e Nënë Terezës, Age, Kardinali Pietro Parolini (Sekretar Shtetëror i Vatikanit) dhe të tjerë.

EKSPOZIMI

Galeria

Brendia e hapësirës së ekspozuar në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës është bërë në mënyrë që të përkujtojë shtëpi tipike të qytetit nga Maqedonia në fillim të shekullit XX-të.

Ekspozimi fillon me fotografi të Shkupit të vjetër nga fillimi i shekullit njëzettë, kur Maqedonia ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane, me qëllim për të kapur frymën e kësaj pjese të Ballkanit si një udhëkryq midis Lindjes orientale dhe Perëndimit të krishterë. Ndërthurja e kulturave depërton nëpër çdo fije të jetës së përditshme dhe ilustrohet më së miri nga mobilet e ekspozuara, zejtarisë së argjendarisë, veshja, etj.

Koncepti i ekspozitës është që të ndiqet rruga jetësore e Nënë Terezës që nga fëmijëria e saj e kaluar në vendlindjen e saj në Shkup, përmes viteve të kaluara si Misionare e bamirësisë, e deri në vdekjen dhe shenjtërimin e saj.

Artikujt më të rëndësishëm të ekspozuara në muzeun janë sari i bardhë me vija të kaltra (relikte të mesme), e cila është shenjë e saj e njohjes dhe gjithashtu uniformë zyrtare e Misionareve të bamirësisë, kopje e pagëzimit botuar nga Kisha Katolike ” Zemra e shenjtë e Jezusit”, kopje të autorizuara të dokumenteve të saj me shkrim dore të saj dhe shpërblimet e fituara.

Ndër dokumentet janë të ekspozuara dhe lutjet e shkruara nga Nënë Terezë, një kopje e Çmimit Nobel të Paqes që e ka marrë në vitin 1979, dhe një kopje e letrës dërguar kryetarit të qytetit të Shkupit, Metodi Antov, me rastin e marrjes së çmimit.

Ekspozimi ka në dispozicion shumë fotografi që në mënyrë sa më të mirë e kapin shfaqin punën humanitare të Nënë Terezës dhe motrat e rendit të saj.

Amfiteatri

Pjesa e bodrumit të muzeut është konceptuar si një hapësirë multimediale ku zhvillohen projeksionet, promovimet, projektet arsimore dhe ekspozitat e përkohshme në lidhje me jetën dhe punën e Nënë Terezës dhe në përgjithësi punën humanitare të njerëzve nga e gjithë bota.

Faltorja

Mbi hapësirën e ekspozitës është një faltore ku priftërinjtë e Kishës Katolike mbajnë meshë. Në meshat ceremoniale, që kanë lidhje me datat e rëndësishme të jetës së Nënë Terezës, ekspozohet relika e saj e shkallës së parë.

DREJTOR

Arian Asllanaj

Data e lindjes

30.11.1975

Arsimimi

Viti 2000 – Fakulteti i Muzikës

Profesor, muzikant, teoreticient

Teoria e muzikës

Përvoja e punës

2003 – 2018 Profesor i arsimit muzikor

Pjesëmarrja në organizatat humanitare

1999 Unicef

1999 Oxfam

1999 Save the children (Ruani fëmijët)

Kontakt

KURATORË

Andriana Jeliq

Data e lindjes

07.06.1981

Arsimimi

2016  Magjistër i kulturologjisë, Instituti për lerërsi Maqedonase

1999 – 2005 Fakulteti i Filozofisë, drejtimi i historisë së artit me arkeologji

Gjuhë

Anglisht, italisht, serbisht

Kontakt

andriana@memorialhouseofmotherteresa.com

02 3290 674

Dragan Kostiq

Data e lindjes

15.02.1963

Arsimimi

1982 – 1986 Fakulteti Filozofik “Bllazhe Koneski”

Gjuhë

Serbisht, anglisht, frëngjisht, italisht

Kontakt

dragan@memorialhouseofmotherteresa.com

02 3290 674

Snezhana Aleksovska

Data e lindjes

17.12.1990

Arsimimi

2009 – 2013 Fakulteti Filozofik, drejtimi arkeologji

Gjuhë

Anglisht

Kontakt

snezhana@memorialhouseofmotherteresa.com

02 3290 674

Cvetanka Vuçkovska

Data e lindjes

27.09.1983

Arsimimi

2003 – 2008 Fakulteti Filozofik, drejtimi arkeologji

Gjuhë

Anglisht, gjermanisht

Kontakt

cvetanka@memorialhouseofmotherteresa.com

02 3290 674