PËR MUZEUN
EKSPOZIMI
Galeria
Brendia e hapësirës së ekspozuar në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës është bërë në mënyrë që të përkujtojë shtëpi tipike të qytetit nga Maqedonia në fillim të shekullit XX-të.
Ekspozimi fillon me fotografi të Shkupit të vjetër nga fillimi i shekullit njëzettë, kur Maqedonia ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane, me qëllim për të kapur frymën e kësaj pjese të Ballkanit si një udhëkryq midis Lindjes orientale dhe Perëndimit të krishterë. Ndërthurja e kulturave depërton nëpër çdo fije të jetës së përditshme dhe ilustrohet më së miri nga mobilet e ekspozuara, zejtarisë së argjendarisë, veshja, etj.
Koncepti i ekspozitës është që të ndiqet rruga jetësore e Nënë Terezës që nga fëmijëria e saj e kaluar në vendlindjen e saj në Shkup, përmes viteve të kaluara si Misionare e bamirësisë, e deri në vdekjen dhe shenjtërimin e saj.
Artikujt më të rëndësishëm të ekspozuara në muzeun janë sari i bardhë me vija të kaltra (relikte të mesme), e cila është shenjë e saj e njohjes dhe gjithashtu uniformë zyrtare e Misionareve të bamirësisë, kopje e pagëzimit botuar nga Kisha Katolike ” Zemra e shenjtë e Jezusit”, kopje të autorizuara të dokumenteve të saj me shkrim dore të saj dhe shpërblimet e fituara.
Ndër dokumentet janë të ekspozuara dhe lutjet e shkruara nga Nënë Terezë, një kopje e Çmimit Nobel të Paqes që e ka marrë në vitin 1979, dhe një kopje e letrës dërguar kryetarit të qytetit të Shkupit, Metodi Antov, me rastin e marrjes së çmimit.
Ekspozimi ka në dispozicion shumë fotografi që në mënyrë sa më të mirë e kapin shfaqin punën humanitare të Nënë Terezës dhe motrat e rendit të saj.
Amfiteatri
Pjesa e bodrumit të muzeut është konceptuar si një hapësirë multimediale ku zhvillohen projeksionet, promovimet, projektet arsimore dhe ekspozitat e përkohshme në lidhje me jetën dhe punën e Nënë Terezës dhe në përgjithësi punën humanitare të njerëzve nga e gjithë bota.
Faltorja (KISHËZA)
Mbi hapësirën e ekspozitës është një faltore ku priftërinjtë e Kishës Katolike mbajnë meshë. Në meshat ceremoniale, që kanë lidhje me datat e rëndësishme të jetës së Nënë Terezës, ekspozohet relika e saj e shkallës së parë.