NËNË TEREZA

SHPËRBLIMET

Nënë Tereza gjatë jetës së saj merr mbi 700 çmime për punën e saj humanitare dhe konsiderohet si personi më i nderuar i shekullit të XX.

Çmime dhe mirënjohje më të rëndësishme janë:

  1. 11 gusht 1962 – Çmimi Padma Shri nga Presidenti i Indisë;
  2. 31 gusht 1962 – Çmimi Magsaysay në Filipine;
  3. 6 janar 1971 – Papa Pali VI i ndan Çmimin e Paqes “Papa Gjon XXIII”;
  4. 16 tetor 1971 – John F. Kennedy;
  5. 15 nëntor 1972 – Çmimi Jawaharlal Nehru;
  6. 25 prill 1973 – Çmimi Templeton për merita të jashtëzakonshme në punën humanitare;
  7. 1977 – Titulli Doktor Honoris Causa në Teologji në Universitetin e Kembrixhit;
  8. 1978 – Çmimi nga Fondacioni Balzan për humanitet dhe paqen midis njerëzve;
  9. 10 dhjetor 1979 – Çmimi Nobel për Paqe;
  10. 22 Mars 1980 – Çmimi Barat Ratna (Gur i çmuar) – Njohja më e lartë e shtetit në Indi;
  11. 27 qershor 1980 – Emërohet qytetare nderi e Shkupit;
  12. 24 Nëntor 1983 – Urdhri Order of Merit i Mbretëreshës Elizabeta II;
  13. 1985 – Medalja e Lirisë Presidenciale e ndarë dhënë nga Presidenti i SHBA Ronald Regan;
  14. 1996 – Emërohet Qytetar Nderi e SHBA-së;
  15. 5 qershor 1997 – Medalja e artë e Kongresit të SHBA-së.