Për muzeun

HISTORIKU

Dëshira që t`i bëhet homazh qytetares më të famshme të Shkupit dhe fituese e vetme e Çmimit Nobel nga Maqedonia, ka rezultuar në realizimin e idesë gjatë kohë të dëshiruar për ndërtimin e shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës. Me këtë rast, më 9 maj të vitit 2008, u vendos gurthemeli i shtëpisë përkujtimore. Pas vetëm nëntë muajsh, u ndërtua një objekt i dedikuar gruas më humane në botë. Shtëpia përkujtimore, për vizitorët u hap zyrtarisht më 30 janar 2009.

Vendndodhja e objektit nuk është zgjidhur rastësisht. Në të vërtetë, në këtë vend, deri para tërmetit të vitit 1963 ishte vendosur Kisha Katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit”, në të cilën Nënë Tereza, atëbotë Gonxhe Bojaxhiu ishte pagëzuar vetëm një ditë pas lindjes së saj.

Që nga hapja në vitin 2009 deri më sot, shtëpia përkujtimore është vizituar nga 80.000 deri në 100.000 vizitorë në vit, ndër të cilët ishin edhe shumë krerë shtetesh, ministra, ambasadorë, personalitete të kishës, mbesa e Nënë Terezës, Age, Kardinali Pietro Parolini (Sekretar Shtetëror i Vatikanit) dhe të tjerë.