112 vjetori i lindjes së Nënës Terezë

Sot festojmë 112 vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës.

Në këtë ditë, më 1910, në Shkup lindi Gonxha Agnes Bojaxhiu. Më e vogla nga tre fëmijët, Gonxha mësoi që në moshë të vogël rregullin ti ndihmohet kujtdo që ka nevojë, rregull që sundonte familjen e saj.

Thirrjen e parë nga Zoti e mori në moshën 12-vjeçare dhe në moshën 18-vjeçare u largua nga Shkupi dhe u bashkua rendit të Motrave Loreto.

Në vitin 1946 ajo përjetoi një frymëzim “thirrje brenda thirrjes” për të lënë motrat Loreto dhe për të filluar misionin e saj duke u kujdesur për të sëmurët dhe të varfërit në rrugët e Indisë.

Në vitin 1979 mori Çmimin Nobel për Paqe dhe u bë nobelistja e parë nga Maqedonia.

Dy vjet pas vdekjes së saj, filloi procesi i beatifikimit dhe shenjtërimit të saj. Në vitin 2003 është shpallur e Lume dhe në vitin 2016 është shpallur shenjtore.