116 vjet nga lindja e Nënë Terezës
Sot shënojmë 116-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës – një grua, emri i së cilës u bë simbol i njerëzimit, mëshirës dhe kujdesit vetëmohues për të tjerët.
Para monumentit të saj, në afërsi të drejtpërdrejtë të Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës, vendosëm lule në nder të jetës, veprës dhe mesazhit të saj të përhershëm se edhe akti më i vogël i mirësisë mund të bëjë ndryshimin.
Me respekt e ruajmë kujtimin e shkupjanes, e cila ia kushtoi jetën e saj atyre që kishin më së shumti nevojë për ndihmë dhe dashuri.




