28 vjet nga ndarja nga jeta e Nënës Terezë

Sot bëhen 28 vjet nga vdekja e Nënës Terezë.

E lindur në Shkup si Gonxhe Bojaxhiu, ajo ia kushtoi jetën ndihmës për më të varfrit dhe më të pambrojturit në mbarë botën. Me veprën dhe humanizmin e saj, u bë një simbol global i dhembshurisë, përkushtimit dhe kujdesit të paegoist për të tjerët. Edhe pse nuk është më mes nesh, mesazhi i saj mbetet i gjallë – duke na kujtuar se secili prej nesh mund të bëjë një ndryshim në jetën e dikujt.