Drejtori i IN Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup, z. Naser Curri, pas marrjes së detyrës po bën përpjekje për zgjidhjen e problemeve dhe mangësive me të cilat po ballafaqohet objekti

Drejtori i IN Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup, z. Naser Curri, pas marrjes së detyrës po bën përpjekje për zgjidhjen e problemeve dhe mangësive me të cilat po ballafaqohet objekti, me kalimin e kohës. Sot, në një shëtitje të detajuar rreth e përqark objektit, bashkë me ekonomin e muzeut u konstatuan mangësi në:Amfiteatër, në depon, në hapësirat e oborrit, në rregullimin hortikulturorë, banerë të fasadës, kontrollimin e video-mbikëqyrjes dhe në kulmin e kishëzës. Gjatë kësaj shetitjeje, u bë një listë e prioriteteve dhe zgjidhjeve të mundshme, kurse drejtori tregoi se këto do të rregullohen në mënyrë sistematike.