115 Vjet nga Lindja e Nënës Terezë
Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, vendosëm lule te monumenti i saj që ndodhet përpara Institucionit Kombëtar Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë.
Me këtë akt simbolik, i shprehëm respekt gruas që ia kushtoi zemrën dhe jetën më të varfërve dhe më të pambrojturve.



