115 Vjet nga Lindja e Nënës Terezë
115 vjet më parë lindi një grua jeta e së cilës iu kushtua dashurisë dhe kujdesit për të tjerët. Sot e kujtojmë Nënën Terezë dhe mesazhin që ajo la pas – mirësia është një forcë që e ndryshon botën. Nëna Terezë besonte se edhe veprat më të vogla, nëse bëhen me dashuri, mund të sjellin ndryshim në botë. Fjalët e saj “Nuk mund të bëjmë të gjithë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri” vazhdojnë të jenë udhërrëfyese për shumë njerëz edhe sot.
Gonxheja, që në fëmijëri tregoi dhembshuri për të tjerët. Ishte e qetë, por shumë e përkushtuar dhe me një anë shpirtërore të thellë. Ndikim të madh te ajo pati kisha vendase “Zemra e Shenjtë e Jezusit” në Shkup. Pikërisht aty ajo ndjeu thirrjen për t’i shërbyer Zotit. Që në moshën 12-vjeçare, ajo e dinte se donte të bëhej misionare dhe t’u ndihmonte të varfërve. Në moshën 18-vjeçare, ajo la shtëpinë dhe shkoi në Irlandë, e më pas në Indi, ku nisi udhëtimin e saj misionar.
“Paqja fillon me një buzëqeshje.”
