Ciceronët e IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup në seminare nga projekti EduKon

Gjatë vitit 2022, ciceronët tanë Msc. Andriana Jeliç, Cvetanka Vuçkovska-Mitovska dhe Snezhana Aleksovska ishin pjesë e disa seminareve nga projekti EduKon, i mbështetur nga Hadley Trust i Mbretërisë së Britanisë së Madhe dhe Fondi i Holokaustit, të mbajtur në Qendrën Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë. “Interpretimi i trashëgimisë kulturore dhe muzeve” ligjëruesja Dragana Lucija Ratkoviq Ajdemir, “Drejt muzeve të arritshme” ligjëruesja Milena Millosheviç Miciq, “Teknologjitë heritologjike” ligjërues dr. Milica Bozhiç Marojeviq dhe Nikolla Kërstoviç, “Marrëdhëniet me publikun dhe promovimi i punës muzeore” ligjërues Lubica Angellkova dhe Verica Jordanova.