Çmimi për PROEKT MUZEOR TË VITIT për proektin “Dy trëndafilat e Jezusit”

Komisioni për ndarjen e çmimit “18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve” IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup – i ndau çmimin Projekt muzeor i vitit për projektin “Dy trëndafilat e Jezusit” të autores Cvetanka Vuçkovska – Mitovska.

Ekspozita është vendosur në qytetin Lizje në rajonin e Normandisë të Francës, nga ku e ka origjinën shenjtorja dhe misionarja franceze Shën Tereza nga Franca, e cila është patrone e Nënës Terezë.

Vizitueshmëria e kësaj ekspozite në vitin 2022 numëron rreth 700,000 vizitorë dhe do të jetë e hapur për vizitorë edhe në vitin 2023. Këtë vit është e mundur edhe vizita e Papa Françeskut në Lizje, me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Shën Terezës nga Lizje, me të cilin pritet një numër edhe më i madh vizitorësh.