Dita e gjuhës maqedonase
“Gjuha është atdheu ynë.” – Bllazhe Koneski
Gjuha është trashëgimi shpirtërore dhe kulturore e një populli dhe duhet të ruhet dhe të përcillet nga brezi në brez. Prandaj, me rastin e Ditës së gjuhës maqedonase më 05.05.2022, ISH Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës, në bashkëpunim me shkrimtaren Elizabeta Bakovska, organizoi promovimin e librit për fëmijë me titull “Nëna dhe tregime të ndryshme” nga e njëjta autore. Ky libër përmban 13 tregime që synojnë të zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve dhe t’i nxisin ata të shprehin ndjenjat e tyre dhe të të tjerëve.
Në promovimin interaktiv morën pjesë nxënësit e klasës II-2 nga SH.F. “Johan Hajnrih Pestalozi”, së bashku me mësueset Evdokija Petrushevska dhe Marina Zafirovska. Fëmijët fillimisht, përmes lojës, iu përgjigjën pyetjeve që lidhen me alfabetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase, të cilat i nxirrnin nga kapela magjike e dijes. Pas kuizit të njohurive, ata u njohën me përmbajtjen e librit, nga i cili shkrimtarja u lexoi dy tregime, e më pas të gjithë e ilustruan tregimin që u la më shumë përshtypje.
Në fund, fëmijët e klasës II-2 e kënduan këngën “Kirilica” nga Vlatko Stefanovski.
Në vijim është galeria me vizatime të realizuara nga duart e vogla të nxënësve.
























