Don Armando Zapolini, themelues i shoqatës Bhalobasa në vizitë të IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup
Në 29 korrik, IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup ka vizituar Don Armando Zapolini. Ai është i njohur për punën humanitare në Indi si bashkëpunëtor i afërt i Nënës Terezë si dhe për shoqatën e tij Bhalobasa.
Emri “Bhalobasa” do të thotë “Dashuri” në Bengalisht dhe pasqyron angazhimin e organizatës për të përmirësuar jetën e fëmijëve në rrezik, veçanërisht atyre që jetojnë në varfëri ose përballen me vështirësi të mëdha. Ideja e hapjes së kësaj shoqate u frymëzua nga misioni i Nënës Terezë.
Ai i dhuroi Shtëpisë Përkujtimore një publikim me fotografi nga bashkëpunimi i shoqatës me shenjtoren nga Shkupi.

