Drejtori i Arkivit Shteteror te RMV ne vizite te IN Shtepia perkujtimore e Nenes Tereze

Sot në vizitë të IN Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë ishte drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Muzafer Bislimi. Ai u prit nga drejtori i institucionit z. Naser Curri i cili prezantoi ekspozitën e muzeut. Vazhdon bashkëpunimi mes IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë dhe Arkivit Shtetëror me dorëzimit të një CD nga ana e z. Bislimit me dokumente nga jeta e Nënë Terezës, të cilat nuk kanë qenë më parë në dispozicion të publikut.