Drejtori i IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup në takim me ipeshkvin dr. Kiro Stojanov

Me 27 janar, drejtori i IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup, z. Naser Curri ishte misafir në Rezidencën e Ipeshkvit, ku u prit nga Dr. Kiro Stojanov, ipeshkv dhe ekzark apostolik i katolikëve në RMV -ë. Në këtë takim të parë zyrtarë të Ipeshkvit Dr. Kire Stojanov dhe z. Naser Currit, u bisedua për bashkëpunimet e ardhshme të përbashkëta për afirmimin edhe më të madh të figurës dhe veprës së Shenjtores – Nënës Terezë.