Drejtori i IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup, pjesë e aktiviteteve kushtuar 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit

Në vazhdën e aktiviteteve kushtuar 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, drejtori i IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup, z. Naser Curri ishte i ftuar në aktivitetet e organizuara nga data 18.11.2023.
Organizimi filloi me shfaqjen e filmit “MËSONJTORJA”, vazhdoi me performancë nga AKVP “Emin Duraku” nga Shkupi dhe një koncert të organizuar në kishën “Zemra e shejtë e Krishtit” me titull “Këndojmë për lavdin e saj, kudo që shkojmë” në Manastir të cilin me prezencën e tij e nderoi ipeshkvi i RMV -së z. Kire Sojanov.
E gjithë kjo u organizuar nën përkujdesjen e shoqatës 22 Nëntori.