Ekspozita “Nënë Tereza – Engjëlli i përjetshëm i mëshirës “, Hotel Apolonia, Gjevgjeli
07 dhjetor 2017
Më 7 dhjetor të vitit 2017 në ora 19.00 në hapësira e Hotel Apolonia u hap ekspozita “Nënë Tereza – Engjëll i përjetshëm i mëshirës” nga Shtëpia përkujtimore e IN Nënë Tereza në bashkëpunim me Qendrën Nënë Tereza – Gjevgjeli dhe Fondacionin Apolonia. E njëjta Do të jetë e hapur deri më 18 dhjetor 2017. Në ekspozitën morën fjalë Renata Zdravkovska Kutera, drejtore e Shtëpisë përkujtimore IN Nënë Tereza dhe Ati Dimitar, po ashtu pjesëmarrës ishin edhe fëmijët të cilët janë pjesë e qendrës Nënë Tereza. Janë ekspozuar 22 kolazhe me foto dhe tekste, nëpërmjet të të cilave tregohet Shkupi i Vjetër, qyteti i lindjes i Nënë Terezës, fëmijëria dhe rinia e Gonxhes, kalimi nga Gonxhe në motrën Tereza, vdekja e saj, lumturimi dhe shenjtërimi si dhe çmimet më të rëndësishme që ajo mori në rrjedhën e jetës së saj. Ekspozita është pjesë e karvanit kulturore IN Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës që me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës mbahet çdo vit në qytete të ndryshme të Republikës së Maqedonisë.