Ekspozita “Nënë Tereza –Engjëlli i përjetshëm i mëshirës”

07 Qershor 2016

Më 07.06.2016, duke filluar nga ora 11:30, Shtëpia Përkujtimore IN Nënë Tereza në bashkëpunim me Shtëpia Përkujtimore Todor Proeski në Krushevë hapi ekspozitën “Nënë Tereza – ,,Engjëll i përjetshëm i mëshirës” e njëjta do të jetë e hapur deri më 22 qershor 2016.

Ekspozita përbëhet nga 50 fotografi nga disa koleksione nga arkivat e Shtëpisë përkujtimore: fotografitë e familjes së Nënë Terezës dhe fotografi nga periudha që ajo kaloi në Shkup, fotografi të blera nga fotografi kroat Zvonimir Atletiq, fotografi të blera nga OSS Romano, Agjencia e lajmeve East News. Nga filmat dokumentarë u shfaq filmi “Vizita e Nënë Terezës në Shkup”.

Të pranishmive iu drejtuan drejtorët e dy institucioneve që realizuan projektin, Dr. Kote Tasevski – fituesi i parë i Çmimit Nënë Tereza, Slave Nikolovski-Katin dhe performancë të vet me këngën “Falja” kishte nga doajeni i muzikës argëtuese maqedonase – Dragan Mijalkovski . Milijana Stojanoviq, nxënëse në Shkollën Fillore “Lazo Angelovski” në Shkup, recitoi poezinë “Falja” shkruar nga Gonxhe Bojaxhiu.