Ekspozita „Nene Tereza – shenjtore nga Shkupi, shenjtore e botes“ ne Maribor, Slloveni

Një ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së humanistes së madhe Nënë Terezës u hap në orën 19:00 në Galerinë Epeka në Maribor, Slloveni. Ekspozita paraqiti 24 kolazhe fotografish dhe tekstesh, ku përshkruhej qyteti i vjeter i Shkupit-vendlindja e Nënës Terezë, fëmijëria dhe rinia e Gonxhës, kalimi i Gonxhës në motrën Terezë, cmimet më të rëndësishme, vdekja e saj, beatifikimi dhe kanonizimi. Ekspozita u shfaq më parë në Itali, Poloni, Japoni. Ekspozitën e hapën drejtori i galerisë Stefan Simocic dhe drejtori i IN Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës – Shkup, Arian Asllanaj. Ekspozita ishte e hapur nga 07 deri në 12 Tetor.