Ekspozita “Nënë Tereza-Shenjtorja nga Shkupi, Shenjtore e tërë botës”

Katovice, 22 maj 2017

Në Katovice, Republika e Polonisë, u hap në orën 12 një ekspozitë kushtuar jetës dhe punës së humanistes së madhe Nënë Tereza.

Janë ekspozuar janë 24 foto kolazhe dhe tekste, nëpërmjet të së cilave shfaqet Shkupi i Vjetër – vendlindja e Nënë Terezë, fëmijëria dhe rinia e Gonxhes, kalimi nga Gonxhja në motrën Tereza, çmime të rëndësishme, vdekja i saj, lumturimi dhe kanonizimi.

Ekspozita u tregua më parë në Romë më 09.04.2016 me rastin e kanonizimit të  Nënë Terezës, dhe tani vjen në Poloni me ndryshime të vogla në konceptin dhe theks në obligacione polake ose duke marrë titullin doktor nderi, vizitat e qendrave fetare polake dhe takimet me Papa Gjon Pali II.

Në ceremoninë e hapjes para një numri të madh të pranishëm janë adresuar edhe zëvendës drejtori i Institutit të gjuhëve sllave në Universitetin Shleziski, drejtor Magda Blashak dhe drejtorja e IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë, Shkup Renata Zdravkovska Kutera.

Përkthimin e tekstit për ekspozitën e kanë bërë studentët që studiojnë gjuhën maqedonase në Universittein Shleziski me ndihmën e lektores Elena Micevska Zmejkoska.

Ekspozita është ngritur në Qendrën për Informim Shkencor dhe në Bibliotekën Akademike. Ajo do të zgjasë deri më 10 qershor, pas së cilës është planifikuar të udhëtojë në qytete të tjera në Poloni.