Ekspozita “Nënë Tereza-Shenjtorja nga Shkupi, Shenjtorja e tërë botës”
Poznan, 09 qershor 2017
Në Poznan, Republika e Polonisë, në orën 14, u hap një ekspozitë kushtuar jetës dhe punës së Nënë Terezës, humanistes së madhe. Ekspozita u vendos në kishën e Shën Stanislas. Po ashtu ajo u hap nga Dorota Napirala (Presidente e Fondacionit Gjovani), Peshkopi Damian Bril, Don Mateush Misak (famulli), Don Jakub Lyhnjak.
Gjithashtu, me koncertin e tyre të shkurtër, në hapje gjithashtu u shfaq grupi Risen.
Ekspozita u krijua më parë në Qendrën për Informacionin Shkencor dhe Bibliotekën Akademike në Katovice dhe Kielce si pjesë e Panairit Sacroexpo (Panairi për Promovimin e Produkteve me karakter sakral), ku Shtëpia Përkujtimore Nënë Tereza u paraqit me disa prej produkteve nga dyqani i suvenireve.
Historia e kishës së Jezuitëve filloi në shekullin e 16-të. Në 1570, peshkopi Adam Konarski i solli ata në Poznan dhe u dha atyre kishën e vogël të Shën Stanislas. Ndërkohë, kisha u bë shumë e vogël për besimtarët, kështu që jezuitët vendosën të ndërtonin një kishë të re. Në vitin 1651 u ndërtua një gur themeli. Për shkak të luftërave të ndryshme që vazhdonin në Poloni që nga shekulli i 17-të, kisha u përfundua në vitin 1701. Më 27 shtator 1705, Peshkopi Hieronimus Vizhobski e shenjtëroi kishën, por kisha u ndërtua deri në mes të shekullit të 18-të. Gjatë ndërtimit ishin angazhuar artistë si Bartolomeu Natanjel Vasovski, Karol Dankvart Alberto Bianco, Pompeo Ferrari Francizek Kosminksi.
Nga viti 1912 deri më 1914 kisha u rinovua tërësisht, por gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo u ndryshua dhe u bë depo, gjë që shkaktoi disa dëme. Kur Poznan u rrethua në vitin 1945, kisha u dëmtua gjithashtu, por që nga viti 1951 ishte përsëri e hapur për besimtarët. Punimet e mëdha të ndërtimit për renovimin e kishës u kryen në periudhën 2004-2008. Sot, Kisha Fara është një Bazilikë e Vogël, perlë baroku dhe ndoshta kisha më e bukur në Poznan.









