Ekspozita “Nënë Tereza-Shenjtorja nga Shkupi, Shenjtorja e tërë botës”

Kielce, 12 qershor 2017

Në Kielce të Republikës së Polonisë, në orën 12:00 u hap një ekspozitë për jetën dhe punën e humanistes së madhe, Nënë Tereza. Ekspozita u vendos më parë në Qendrën për Informacionin Shkencor dhe Bibliotekën Akademike në Katovice të Polonisë.

Në Kielce, u krijua si pjesë e Panairit Sacroexpo (Panairi për Promovimin e Produkteve me karakter sakral) në të cilin IN Shtëpia Përkujtimore Nënë Tereza u paraqit me disa prej produkteve nga dyqani i suvenireve.