Ekspozita “Një prej nesh”

Ekspozita “Një prej nesh: Nënë Tereza” do të ekspozohet në Muzeun e Luftës Maqedonase nga data 8 deri më datën 31 mars 2024, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Si një grua, bashkëqytetare jonë, e cila shumë vite më parë la vatrën e saj të lindjes dhe u largua për në një ambient patriarkal, ajo arriti të luftojë jo vetëm për veten, por edhe për një jetë më të mirë për mijëra njerëz në Indi, e më vonë në mbarë botën.

Ekspozita përbëhet nga 20 kolazhe që rrëfejnë rrugën e jetës së Nënës Terezë që nga lindja e saj në Shkup, fillimi i misionit në Irlandë, puna misionare në Indi deri në kanonizimin e saj.

Instalimi i ekspozitës është ngjarja e parë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të thellohet.

Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë në 15 vitet e funksionimit të saj ka arritur bashkëpunime të suksesshme me disa institucione të ndërlidhura në vend përmes ekspozitave të saj në Ohër, Kriva Pallankë, Veles, Gjevgjeli, Manastir, Vinicë, Krushevë. Gjithashtu ka përfaqësitë e veta në nivel ndërkombëtar në Bullgari, Poloni, Slloveni, Japoni, Belgjikë, Rumani, Francë.