Ekspozita për Nënën Terezë e përgatitur nga Arkivi Shtetëror e hapur për vizitorët e IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë
Nga data 15 shtator në qendrën multimediale të IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë do të jetë e hapur për vizitorët Ekspozita për Nënën Terezë e përgatitur nga Arkivi Shtetëror me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së saj.
Ekspozita i kushtohet jetës dhe veprës së Shën Nënës Terezë. Në ekspozitën, shumica e dokumenteve i prezantohen publikut për herë të parë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 shtator.




