Gazetari Hajrush Mani i Radio Shkupit
Sot, më 23.05.2022 në Shtëpinë përkujtimore ishte gazetari Hajrush Mani i Radio Shkupit, udhëheqës i emisionit ” Radio miks”. Për nevojat e emisionit në fjalë, drejtori Naser Curri dha intervistë të detajuar ku e përshkroi kontributin e tij në jetën kulturo-arsimore në Shkup, përmes punës së tij shumëvjeçare. Me theks të veçantë u diskutua për planet që z.Curri i ka si organ udhëheqës në Shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë – Shkup.

