Konference shkencore me rastin e shenimit te 100 vjetorit te vdekjes se Kole Bojaxhiut (1919-2019)

Ne Shkup u perkujtua 100 vjetori i vdekjes se Kole Bojaxhiut, babait te Nenes Tereze. Ky eveniment u zhvillua në ambientet e IN Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës – Shkup, ku në fillim të pranishmit i përshëndeti drejtori i këtij institucioni, Arian Asllanaj, i cili tha se në 100-vjetorin e mungesës fizike të Kolë Bojaxhiut, bashkë me Institutin kemi vlerësuar se kjo figurë meriton një përkujtim dhe përkushtim të këtillë serioz. Pjesë aktive e organizimit të kësaj Akademie shkencore, ishte edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, me në krye ambasadorin Gjergj Dedaj. Pjesemarres tjere ne konference ishin edhe biografi personal i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji, Mehmet Prishtina, pinjoll i familjes së Hasan Prishtinës, përfaqësuesi i familjeve katolike në Shkup, Anton Sereçi, drejtori i ITSHKSH – Shkup, Skender Asani, Nora Maliqi, Rozina Kostani, Albert Ramaj, Hidajete Azizi dhe Isamedin Azizi.