Konkurs për tregim

IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup, shpall konkurs për tregim, në tri tema të ofruara:

1. “Nëse i jep bukë të urriturit, nëse e ngop të shtypurin, drita juaj do të shkëlqejë në errësirë dhe errësira juaj do bëhet dritë”.

2. “Nuk na duhen pushkë dhe bomba që të sjellim paqë në botë, na duhet dashuri dhe dhembshuri ”

3. Mision në emër të Zotit – dashuria ndaj të varfërve dhe të sëmurëve është parakusht për luftë të qëndrueshme në zbatimin e besimit në njerëzoren”.  

Afati për dërgimin e tregimeve është deri më 1 gusht 2023. Rezultatet do të shpallen më 15 gusht.

Ndarja e shpërblimeve dhe mirënjohjeve  do të bëhet më 5 shtator 2023.

Kushtet :

1. Tregimet mos të jenë më të gjata se 7200 karaktere.  

2.Tregimet nuk duhet të jenë të botuara paraprakisht.  

3. Tregimet munden të dërgohen në gjuhën maqedone, shqipe dhe në gjuhën angleze.

Sipas zgjedhjes së jurisë, tregimet më të mira do të botohen në një përmkbledhje, kurse për tre vendet e para do ketë shpërblime në para: 

1. Vendi i parë : 15.000 denarë.

2. Vendi i dytë : 10.000 denarë.

3. Vendi i tretë : 5.000 denarë. 

Tregimet duhet të dërgohen në : info@memorialhouseofmotherteresa.com,  me shënimin “Për konkursin letrar”.