Kuratorë nga NU Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës – Shkup, pjesë e punëtorisë praktike „Historia vizuale“
Sot, kuratoret tona Andriana Jeliq dhe Cvetanka Vuchkovska Mitovska morën pjesë në punëtorinë praktike „Historia vizuale“ për vizitorë me aftësi të kufizuara, e organizuar nga NU Muzeu i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin dhe angazhimin e tyre frymëzues në arritjen e qëllimit që arti dhe kultura të jenë të qasshme për të gjithë!
Vazhdojmë të krijojmë një hapësirë ku secili do të ndihet i mirëpritur për të eksploruar jetën dhe veprën e Nënë Terezës.