Manifestimi kulturor “Drita e Gonxhës”
Sot në sheshin në Shkup, ku ndodhet pllaka përkujtimore e vendlindjes së Nënë Terezës, është hapur manifestimi kulturor “Drita e Gonxhës”, organizuar nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, për nder të 112 vjetorit të lindjes së saj dhe 25 vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës.
Ndër të tjera, në këtë aktivitet mbajti një fjalim të shkurtër drejtori z. Naser Curri i Shtëpisë Përkujtimore të IN Shtëpia perkujtimore e Nënës Terezë, i cili përcolli se drita e Nënë Terezës nuk do të shuhet kurrë.

