Ndarja e çmimit nga ICOM për Projektin e Vitit

Komisioni për ndarjen e çmimit “18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve” të Komitetit Kombëtar Maqedonas të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve MNC ICOM për projekte dhe aktivitete në fushën e hulumtimit, prezantimit dhe popullarizimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, realizuar në vitin 2016, Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës ndau çmimin Projekti i  Vitit për projektin “Tregimi flet për Nënë Terezën” nga autori Cvetanka Vuçkovska – Mitovska

“Të nderuar të pranishëm, dëshira ime për të marrë pjesë në ndarjen  e çmimit është e madhe, por për fat të mirë jeta na ka bekuar me sfida të reja të cilat bëhen prioriteti ynë. Unë jam me të vërtetë e lumtur dhe pafundësisht mirënjohëse për çmimin: në të vërtetë unë jam e kënaqur që projekti është i njohur si i rëndësishëm në fushën e muzeologjisë. Ne si kuratorë në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, të mbështetur nga drejtorja Renata Kutera Zdravkovska do të vazhdojmë me përpjekjet të punojmë për të sjellë misionin jetësor të Padrones sonë për të gjithë vizitorët në muzeun tonë, pavarësisht nga aftësitë e kufizuara të tyre.”-Cvetanka Vuçkovska – Mitovska

Në film “Heshtja flet për Nënë Terezën” shfaqen fotografi dhe dokumente të jetës së Nënë Terezës, të punës, të vdekjes dhe të lumturimit, të shoqëruar me pamjet, ku përkthyesi i shpjegon fotografitë dhe dokumentet, domethënë ajo tregon historinë e bashkëqytetares sonë më të njohur.