Nëna Terezë – Shënjtorja e Shkupit, Shënjtorja e Botës
Më 12 qershor, në hapësirat e Institucionit Publik Shtëpia e Kulturës “25 Maj” në Valandovë, u hap ekspozita “Nëna Terezë – Shënjtorja e Shkupit, Shënjtorja e Botës”.
Ekspozita është pjesë e projektit Karvani Kulturor dhe deri tani është shfaqur në disa qytete të Maqedonisë. Ajo përbëhet nga 22 kolazhe me fotografi dhe tekste që rrëfejnë rrugëtimin jetësor të Nënës Terezë.
Të pranishmit i përshëndetën Dean Isirov, drejtor i Shtëpisë së Kulturës “25 Maj,” Sonja Kuzmanovska, ushtruese e detyrës drejtoreshë e Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë, dhe Snezhana Aleksovska, kuratore e ekspozitës.


