Odisé Operistike: Trashëgimia e Milka Eftimovës
Më 27 tetor, në hapësirat e Institucionit Kombëtar Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë, me rastin e Ditës Botërore të Operës — më 25 tetor — u hap me krenari ekspozita e dedikuar këngëtares së madhe maqedonase të operës, Milka Eftimova.
Autorja e ekspozitës është Vasilija Çali, ndërsa kuratore janë Elizabeta Markovska nga Muzeu i Luftës së Maqedonisë për Pavarësi dhe Cvetanka Vuçkovska-Mitovska nga Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë.
Ekspozita është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë dhe Muzeut të Luftës së Maqedonisë për Pavarësi, pas nënshkrimit të memorandumit në vitin 2024 dhe disa bashkëpunimeve të mëparshme.
Para të pranishmëve folën ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë — Sonja Kuzmanovska, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Muzeut të Luftës së Maqedonisë për Pavarësi — Ançe Ilievska, dhe Aleksandar Trajkovski, publicist dhe pedagog muzikor.
Ekspozita përfaqëson një homazh të sinqertë për një artiste të jashtëzakonshme. Përmes fotografive, ekspozita e sjell në jetë përkushtimin, emocionin dhe dashurinë e saj për operën — një art që bashkon kultura, kombe dhe zemra.
Falënderojmë të gjithë ata që ishin pjesë e këtij përjetimi të mrekullueshëm kulturor dhe i ftojmë të gjithë dashamirësit e muzikës dhe kulturës ta vizitojnë ekspozitën në ditët në vijim.









