Paqja fillon me një buzëqeshje

Institucioni Kombëtar Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë ka nderin t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës “Paqja fillon me një buzëqeshje” më 26 gusht në orën 11:00.

Ekspozita organizohet me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë. Ajo përbëhet nga fotografi dhe citate frymëzuese të saj, duke na kujtuar se dashuria dhe kujdesi i vërtetë për të tjerët fillojnë me një gjest të thjeshtë – një buzëqeshje.

Ekspozita do të vendoset në tarracë, në katin e parë, para hyrjes së jashtme të kapelës.