Promovimi i filmit të vizatuar “Nënë Tereza – Fjala e Pestë”

07 shkurt 2017

Në galerinë e Shtëpisë përkujtimore, sot u shfaqë premierë filmi “Nënë Tereza – Fjala e Pestë” nga e produksionit “Passo Alto” nga Barcelona, Spanjë. Filmi është në produksion të Pablo Market (Spanjë) dhe është një pamje interesante e jetës dhe punës së Nënë Terezës. Filmi zgjat 24 minuta, ndërsa post produksioni, dmth sinkronizimi është bërë nga Studio Klarion dhe zërat i kanë huazuar Snezhana Koneska Rusi dhe Tome Vitanov. Përkthyer në maqedonisht nga Marija Ristovska, një përkthyese profesionale nga spanjishtja

Në promocion ishte e pranishme edhe ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska dhe nxënësit e klasave të treta nga shkolla fillore “Dimitar Miladinov” nga Shkupi.

Sipas Ministres së Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, filmi i animuar flet për misionin njerëzor të Nënë Terezës, për virtytet njerëzore dhe vlerat e larta që të gjithë ne duhet t’i respektojmë. Për të ndihmuar njëri-tjetrin, për të përhapur dashurinë, energjinë pozitive dhe atë që është më e lartësuar dhe më e vlefshme për secilin prej nesh, për çdo person, kjo duhet respektuar.

Sipas Snezhana Koneska-Rusi dhe kolegut të saj Tome Vitanov, ata kishin nderin dhe kënaqësinë të punonin në këtë projekt dhe na porositen që së bashku të studionin gjërat në jetë, duke filluar me dashamirësi dhe duke përfunduar me dashuri.

Njerëzimi mësohet nga një moshë e re. Deri më tani është realizuar një foto-album për fëmijë, do të bëhet një përkthim në gjuhën angleze, ne kemi filmin e animuar. Është planifikuar një shfaqje kukullash ku do të përfshihen më shumë shkolla dhe më në fund një manifestim do të bëhet në Shtëpinë përkujtimore. Është planifikuar të jetë me karakter humanitar, që t’i mësojmë fëmijët të bëjnë një lojë humanitare, tha Cvetanka Vuçkovska.