Promovimi i një udhëzuesi për alfabetin Braile
10 nëntor 2016
Ideja për realizimin e këtij projekti ka ekzistuar që nga fillimi i punës së Shtëpisë përkujtimore dhe është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Udhëzuesi përmban të gjithë informacionin e nevojshëm për Shtëpinë përkujtimore të shoqëruar nga një tekst që tregon jetën e Nënë Terezës, që nga lindja deri në kanonizimin e saj më 4 shtator 2016. Autorët e tekstit narrativ janë Andrijana Jeliq dhe Cvetanka Vuçkovska-Mitovska.
Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska tha se ky është projekti i dytë i Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë të destinuar për njerëzit me nevoja të veçanta. Vitin e kaluar u promovua së bashku me video-prezantimin me titull “Heshtja flet për Nënë Terezën”, me të cilën njerëzit me dëgjim të dëmtuar iu afrohen më të vlefshmet, mesazhet universale të Nënë Terezës.
Me këtë projekt Shtëpia Përkujtimore kompleton një kapitull dhe në tërësi i plotëson nevojat e të gjithë vizitorëve, dhe në këtë promovim morën pjesë edhe nxënësit e shkollës shtetërore për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” – Shkup.








