Rezultate nga konkursi letrar
IN Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës – Shkup këtë vit për herë të parë organizoi konkurs letrar me tri tema:
- “Nëse i jep bukë të uriturit, nëse ushqen të shtypurin, drita jote do të shkëlqejë në errësirë dhe errësira jote do të bëhet mesditë”.
- “Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqen, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri”.
- “Misioni në emër të Zotit – dashuria për të varfërit dhe të sëmurët është parakusht për një luftë këmbëngulëse në zbatimin e besimit te njeriu.”
Konkursi mori 32 tregime të shkurtra që plotësonin kushtet e nevojshme (të mos jenë më të gjata se 7200 karaktere dhe të pabotuara më parë).
Komisioni i jurisë i përbërë nga: Stefan Markovski – anëtar, Vladimir Ilievski – anëtar dhe Snezhana Aleksovska – kryetare, mori këtë vendim:
Çmimi i parë shkoi për tregimin “Njerëz të gjallë” nga Stanka Bajlozova-Barlamova.
Çmimi i dytë shkoi për tregimin “Muri i lutjeve” nga Liliana Pandeva.
Çmimi i tretë u nda për tregimet “Madu” nga Liliana Pandeva dhe “Ngushëllim” e Gabriela Stojanoska-Stanoeska.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për pjesëmarrjen e tyre produktive në konkursin letrar dhe përgëzojmë fituesit e çmimeve.