Sot shënojmë 27 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator të vitit 1997. Sot, në 27 vjetorin e vdekjes së saj, kujtojmë jetën e saj, punën e saj dhe vlerat e parimet e saj që përpiqemi t ‘i zbatojmë në jetën tonë. Nënë Tereza nuk është vetëm një ikonë globale e humanizimit, por edhe një frymëzim për secilin prej nesh që të përpiqemi për një botë më të mirë.