Sot shënojmë përvjetorin e kanonizimit të Nënë Terezës
Sot shënojmë përvjetorin e kanonizimit të Nënë Terezës, e cila u shpall shenjtore më 4 shtator të vitit 2016. Përkushtimi i saj për t ‘u shërbyer më të varfërve midis të varfërve ende vazhdon të frymëzojë të gjithë botën.
Në këtë përvjetor, kujtojmë veprat e saj dhe riafirmojmë angazhimin tonë ndaj misionit të saj të dashurisë, sakrificës dhe angazhimit. Shembulli i saj le të vazhdojë të na frymëzojë të ndihmojmë të gjithë me dashuri dhe mirësi, ndërsa mësimet e saj le të na, udhëheqin përmes punës sonë të përditshme duke mbrojtur trashëgiminë e saj.
