Takim pune i drejtorit të Shtëpisë Përkujtimore me ambasadorin e Indisë

Me 21.11.2023 drejtori i IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup, z. Naser Curri, realizoi një takim pune me ambasadorin e Indisë, në Bullgari, z. Sanjay Rana.

Temë e bisedës ishte bashkëpunimi profesional mes dy palëve, ambasadës dhe IN Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup.

Pas mbarimit të takimit drejtori i Shtëpisë Përkujtimore i dhuroi ambasadorit një medaljon me portret të Nënës Terezë.