Tri ekspozita kushtuar jetës dhe veprës së Nënë Terezës më 26.08.2026.

Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës – Shkup ka nderin t’Ju ftojë të vizitoni tri ekspozita kushtuar jetës dhe veprës së Nënë Terezës.

„PAQJA FILLON ME NJË BUZËQESHJE“

Ekspozitë e përbërë nga fotografi dhe mendime frymëzuese të Nënë Terezës, e cila përmes mesazheve të saj na kujton rëndësinë e dashurisë, njerëzillëkut dhe kujdesit për tjetrin, duke filluar nga një gjest i thjeshtë, por i fuqishëm – buzëqeshja.

„TRASHËGIMIA E NËNË TEREZËS“

Ekspozitë e Patricia Moreno Ruiz-Olalde, gazetare dhe vullnetare në Urdhrin e Misionareve të Dashurisë. Përmes 29 fotografive dhe teksteve shoqëruese, ekspozita paraqet përvojën e saj personale si vullnetare dhe dëshmitë nga qendrat e drejtuara nga motrat Misionare të Dashurisë.

„APOSTULLI I PAQES DHE DASHURISË PËRMES FJALËVE TË PERSONALITETEVE TË NJOHURA“

Ekspozitë fotografike e Nënë Terezës me personalitete të rëndësishme të historisë bashkëkohore, ndër të cilët Papa Gjon Pali II, Mbretëresha Elizabeta II, Princi Charles, Dalai Lama, Jaser Arafati dhe Princesha Diana. Fotografitë shoqërohen me mendimet dhe dëshmitë e tyre kushtuar Nënë Terezës dhe veprës së saj.

E mërkurë, 26.08.2026, në ora 11:00
Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës – Shkup

Ekspozitat do të jenë të hapura për vizitorët në hapësirat e Shtëpisë Përkujtimore.

Ju presim!